Nuk ishte parë që pas rebelimit të Wagnerit, gjenerali rus “Armagedon” thuhet se është në Algjeri, dalin imazhet e vizitës që pati në një xhami

Gjenerali rus Sergei Surovikin – që ishte larg syrit të publikut si pasojë e rebelimit të grupit Wagner kundër Kremlinit – thuhet se është në Algjeri me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të Kremlinit, sipas gazetës ruse Kommersant.

“Është e qartë se Surovikin mbetet i besuar në nivelin më të lartë dhe ka mundësi që udhëtimi i gjeneralit lidhet me emërimin e tij të mundshëm në një pozicion që do të lidhet me punën në drejtimin lindor”, i thanë burimet gazetës, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, disa imazhe që u publikuan nga mediumi Nexta, që po raportonte për prezencën e tij në Algjeri, tregojnë gjeneralin rus gjatë një vizite në një xhami.

Surovikin nuk ishte parë në publik që pas rebelimit të grupit Wagner kundër udhëheqjes ushtarake ruse në muajin qershor.

Derisa po kryhej kryengritja, ai kritikoi luftëtarët e Wagnerit duke u thënë atyre të ktheheshin për t’iu bindur presidentit rus Vladimir Putin.

Por derisa rebelimi u ndal, pyetjet rreth asaj se sa kishte informacione Surovikin lidhje me këtë kryengritje u bënë gjithnjë e më të forta.

I njohur ndryshe si “Gjenerali Armagedon” nga shtypi rus për taktikat e tij agresive në konfliktin sirian, Surovikin ka shërbyer si zëvendëskomandant i forcave ruse në Ukrainë.

Konsensusi mes ekspertëve është se vendimi i Putinit që ai të marrë drejtimin e forcave ruse në Ukrainë është rezultat i drejtpërdrejtë i reputacionit të tij për ‘pamëshirshmëri dhe brutalitet’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu