Numri i votave të çuara dëm në Maqedoni është forca e tretë

Sipas të dhënave të KSHZ-së, zyrtarisht janë 37.812 vota të pavlefshme nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje, të cilat arritën një dalje të madhe të qytetarëve për votim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky numër është më i madh se ai i futar nga shtatë koalicionet që morrën pjesë, prej numrit të përgjithshem të 11 të tillëve. Ky numër radhitet pas Lëvizjes Besa për nga numri.

Numri i këtyre fletëvotimeve të pavlefshme dhe i votave të fituara nga partitë që nuk kanë siguruar asnjë deputet, është thuajse 100.000, që është forca e tretë votuese./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu