OBRM-PDUKM e mori pushtetin nga LSDM në Komunën e Strumicës

Këshilltari Meto Vitanov nga OBRM-Popullore parti e së cilës është Ljupço Georgievski kaloi në grupin e këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, me çka LSDM-ja e humbi shumicën në Këshillin Komunal në Komunën e Strumicës, njoftoi sot këshilltari i OBRM-PDUKM-së Zoran Paketov.

“Koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja dhe OBRM-Popullore kanë shumicë legjitime në Këshillin Komunal në Strumicë. Në seancën e fundit është votuar për rendin e ditës, ku nuk kishte vullnet nga grupi i këshilltarëve të LSDM-së dhe e bllokuan punën në seancë dhe komicionit për çështje të mandateve. U munduam që në interes të qytetarëve në koalicion me këshilltarin e OBRM-Popullore ta zhbllokojmë punën e Këshillit të Komunës së Strumicës”, deklaroi Paketov.

Aj gjithashtu bëri thirrje që të mbahet seanca menjëherë dhe të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit Komunal dhe kryetari i ri i komunës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu