Olta me ‘akuza’ të forta ndaj Kiarës: Po e shfrytëzon Luizin sepse është shumë i famshëm

Post Big Brother VIP 2 ka përballur banorët e programit më të ndjekur në Shqipëri, ku nuk munguan as debatet ndërmjet tyre.

Në një diskutim të ashpër u përfshinë Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Olta Gixhari, të cilët nuk kursyen akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Aktorja e njohur e akuzoi prezantuesen se po e shfrytëzon Luizin pasi fama e tij është shumë e madhe.

Pjesë nga biseda e tyre:

Luizi: Unë po e shfrytëzoj Kiarën sepse dua të krijoj një familje.

Olta: Ajo po të shfrytëzon ty sepse je shumë i famshëm, kaq ka treguar deri tani. Kjo e kulluara meqë tha që është kaq e mirë.

Luizi: Kiara po më shfrytëzon mua dhe nuk e kam problem fare.

Kiara: Deri më tani nuk kam nxjerrë asnjë ofendim për askënd. Ky më ka vendosur unazën në gisht dhe që prej atij momenti nuk ke gojë të flasësh. Jo të më rrish të më flasësh cepave, e të më thuash ju do ndaheni. Ti je inatçie, kjo je ti.

Olta: Burrë e grua nuk të bëjnë interes por nevoja. Ti je materialiste. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu