Olta merr mesazhin e veçantë nga bashkëshorti, në të ai përmend edhe Luizin

Banorët e Big Brother VIP Albania edhe gjatë ditës së sotme kanë patur mundësinë që të lexojnë mesazhe të tjera nga publiku. Por, përveç fansave të tyre ata në disa raste kanë pranuar mesazhe edhe nga familjarët e tyre, miqtë apo të afërmit.

Një I tillë ka ardhur edhe nga bashkëshorti i Olta Gixharit, i cili përveç në të nuk ka lënë pa përmendur edhe kundërshtarin më të madh të aktores në lojën e BBVA, Luizin.

“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se nuk kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”, ka shkruar partneri i Oltës.

Theksojmë që pavarësisht debateve të shumta, së fundmi Luizi i kërkoi falje Oltës për situatën e krijuar gjatë spektaklit të mbrëmshëm (e martë) madje dyshja edhe ndan një përqafim me njëri-tjetrin.

Olta madje tha se ajo dëshiron që të jetë bashkë me Luizin në finalen e Big Brother VIP Albania.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu