“Opinionistët zgërdhihen me Kiarën”, babai i moderatores reagon i revoltuar: Do vij me avokat nga Italia

Babai i Kiarës ishte i ftuar në “Ftes në 5”, sot në një video-thirrje. Ai ka folur për ndryshimin e saj, pas rikthimit në “Big Brother VIP Albania”.

Në lidhje skype nga Italia, Arbri tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë. Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël. Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia.

I pyetur nga Bieta, ai tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi ta shijonte.

“Ajo ishte shumë e ndrojtur, dhe e rezervuar. Por ajo më njoftoi se ka mundësi të rikthehej. Ajo vetëm qante, dhe thoshte se ku e dija unë se çfarë do të duhej të bënte. Unë i thash analizoje se çfarë mund të bëje ndryshe. Nuk ishte në inat e sipër, tani nga ju e kuptova se është përqafuar me Efin, dhe ja pra, ajo nuk mban inat. Njerëzit që ajo i do nuk i ofendon por i injoron. Mendoni këtë njeri sikur të jetë motra juaj, vajza juaj, mendoni se mund të ketë edhe ajo një jetë.

Nëse Kiara do thoshte siç ka thënë dikush tjetër aty më përpara, që mund të bëj fëmijë dhe do i shes organet, këtu në Itali nga një formati njëjtë do ishte përjashtuar. Por aty jo vetëm që nuk u përjashtua, por as u përmend. Kiara nga ana tjetër gjykohet pse nuk e mban kryqin, pse u vesh me të zeza. Nuk ka një argumetn tamam që të thotë Kiara ka bërë këtë.

Pashë një analist që thoshte se Kiara u fut që të mos fitojë Luizi, ky ishte kulmi. Shiko Kiara nuk është futur aty për ta fituar. Të të pyes ty Bieta, do të të vinte inat që i dashuri yt të fitonte.” – tha Arben Tito.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu