Opozita shqiptare i kundërpërgjigjet Ahmetit: “BDI hajde të masim forcat në zgjedhje”

Opozita shqiptare e quan reterim deklaratën e djeshme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti për kandidat konsensual. Nga Lëvizja Besa nuk e konsiderojnë të qëlluar mënyrën e ftesës së Ahmetit për çfarëdolloj kandidati, për shkak se sipas tyre, ekziston një vend i përbashët që quhet Tryeza e partive shqiptare.

Unë nuk do ta kisha quajtur zhgënjim të z. Ahmetit, sa do ta kisha quajtur një reterim nga pozicionet e BDI-së që janë duke u osciluar në kohët e fundit. Nuk bëhen ftesat publike për këto forma të zgjedhjeve në atë formë që bëri z. Ahmeti, fatmirësisht ekziston një mekanizëm për partitë shqiptare që është tryeza e partive parlamentare dhe nëse ka çështje të cilat duhet të ngrihen, normalisht duhet të ngrihen në nivel të asaj tryeze dhe t’i bisedojmë. Jo rastësisht edhe para se të deklarohet z.Ahmeti, kemi thënë se parimi kryesor mbi të cilën i qasemi këtyre zgjedhjeve, është që maksimalisht ta fuqizojmë votën shqiptare”, tha Arjanit Hoxha, Lëvizja Besa

Aleanca për Shqiptaret ndërkaq, shkon edhe një hap më tej duke sfiduar liderin e integristëve për zgjedhje të parakoshme parlamentare.

“Haxhpishmanizëm dhe diletantizëm politik s’ka se si të komentohet ndryshe. Bishti i kapur në BDI është i gjatë, nis nga kreu i saj dhe vazhdon ne nivelet me të ulëta. Për propozimet, çfarëdo qofshin ato, që kërkojnë qëndrim të përbashkët të gjithë spektrit politik shqiptar , shqiptarët tanimë kanë një instrument politik që quhet Tryeza e partive parlamentare shqiptare. Iniciativa të tilla nuk ka pasur prandaj dëshpërimi i tij është i stisur. Le të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe pastaj do të përballet me dëshpërimin e vërtetë. Thuhet në komunikatën e Aleancës për shqiptarët.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu