Osmani i kundërpërgjigjet Bogoevskit: BDI në skenë është për të përmbushur amanetin e 2001 e jo për agjendat e partive maqedonase

Deputeti i LSDM Pavle Bogoevski përmes një statusi në facebook ka rradhitur disa `kërcënime` në adresë të BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti duke dashur të përfitojë nga situata politike e krijuar për momentin në vend, shkruan Zhurnal.

“Ja dhe një ide. Pyesni tek BDI si ndihen pas kërcënimeve të deputetit të LSDM Pavle Bogoevski se asnjë vendim partiak nuk do i ndihmojë ato dhe funksionarë të tjerë të BDI që të përgjigjen penalisht, a mendoni se për këtë sipas Bogoevskit kalkulon BDI? A do përgjigjet BDI në pyetjen e Bogoevskit nëse Ahmeti e din se për momentin Ahmeti është në qendër të vëmendjes për shkak të deputetëve të tij e jo për shkak se dikush beson në kapacitetin e tij?”, kështu komenton deputeti Bogoevski duke rradhitur kështu disa `kërcënime` në adresë të partisë së Ahmetit.

Ndërkohë që në anën tjetër një kundërreplikë për të ka edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani i cili thotë se BDI nuk është në skenë për të përmbushur agjendat e partive maqedonase por për të realizuar amanetin e marrë nga dëshmorët e 2001.

“Gabimi kryesorë i eksponentëve të partive politike maqedone është se politikat e BDI-së i vlerësojnë mbi prizmën e interesave të partive të tyre në luftën e tyre për pushtet. BDI nuk ekziston për të realizuar agjendat e partive maqedonase por për të realizuar misionin e vet të marrë si amanet nga dëshmorët e 2001 dhe garantuar nga bota perendimore në formë të marrëveshjes kornizë së Ohrit, ky mision është udhërëfyes u vetëm i politikave tona dhe jo kalkulimet e partive maqedonase për pushtet”, kështu vlerëson zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, transmeton Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu