Osmani-Schallenberg: Vjena mbështetë plotësisht Maqedoninë e Veriut për në BE

Ministri i punëve të jashtme në vend, Bujar Osmani, sot në Vjenë ka realizuar takim me ministrin federal për Evropë, dhe punë të jashtme të Austrisë, Aleksander Schallenberg, ku vetëm se është konfirmuar mbështetja për integrimet e Maqedonisë së Veriut në Familjen e madhe Evropiane.

Me këtë, është konfirmuar përkrahja nga fqinjësia e gjerë e rajonit, duke përfshirë mbështetjen edhe të Çekisë, Hungarisë e Rumanisë.Siç shprehet Osmani, këto vende kanë kontakt dhe interes të drejtë për drejtë nga progresi i rajonit, dhe për këtë shkak, mbështetja e tyre është jetike për vendin.

E konfirmuam mbështetjen për integrimet tona evropiane edhe nga ana e Austrisë, duke rrumbullakësuar me këtë përkrahjen nga vendet anëtare të BE-së të cilat vijnë nga fqinjësia më e gjerë e rajonit. Duke filluar nga Çekia, pastaj Hungaria dhe Rumania, dhe ja sot morëm mbështetjen parimore edhe nga Vjena zyrtare. Kjo mbështetje ka rëndësi të veçantë, sepse këto janë vende që kanë kontakt dhe interes të drejtpërdrejtë nga progresi i rajonit, por edhe vende të cilat e kanë qasjen direkte dhe njohuritë më të mira për gjendjet dhe relacionet mes vendeve të Ballkanit”, ka shkruar Osmani.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu