Se lufta në Kosovë ishte njëra prej më të përgjakshmeve kohën e fundit e vërteton edhe kjo video e bërë nga Agjencia e Lajmeve AP, transmeton Gazeta InfoPress.
Në Terstenik të Drenicës është kryer gjenocid. Këto pamje tregojnë masakrën e kryer nga okupatori serbo sllav ndaj civilëve shqiptarë.
Agjencia e Lajmeve AP, ka publikuar videon e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Terstenikut e cila ka ndodhur më 5 maj 1998, shkruan Gazeta InfoPress.
Këtu shihen viktimat e masakruara nga serbët.
Kjo nuk është masakra e parë e as e fundit e bërë nga regjimi serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Qindra masakra të tjera nga civilëve shqiptarë kanë ndodhur në Kosovë nga ushtria dhe policia dhe paramilitarët serb.
Janë vrarë qindra të pafajshëm, gra, fëmijë e pleq, si dhe janë dhunuar qindra-mijëra femra shqiptare.
Por, për keqardhje është se shpejt kemi filluar t’i harrojmë viktimat dhe të bëmat e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.
Edhe më keq është se për këto viktima shqiptarë po thuajse asnjë serb nuk është dënuar.










