Papa i dhuron Bujar Osmanit medaljon të Nënë Terezës (FOTO)

Papa Françesku gjatë vizitës historike që realizoi sot në Maqedoninë e Veriut u takua me kryesinë shtetërore, me krerët fetarë dhe mbati liturgji në sheshin e qytetit.

Papa Françesku ka nderuar zëvendëskryeministri Bujar Osmani duke i dhuruar medaljon të Nënë Terezës.

Papa Françesku arriti sot në mëngjes rreth orës tetë. Në aeroportin e Shkupit u prit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrë tradicionale me bukë e kripë. Nga aeroporti u drejtua nga vila “Vodno” ku, përveç takimit me shefin e shtetit dhe kryeministrin mbajti edhe një fjalim të shkurtër.

Papa Fançesku sonte në orën 18:20, me fluturim të posaçëm u largua nga aeroporti i Shkupit, duke përfunduar vizitën njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në aeroport papën e dërguan presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov./TS

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu