Paralajmëron eksperti: Priten tensione në veri të Kosovës, ja plani që po përgatit Vuçiç

Eksperti i Sigurisë Drizan Shala ka paralajmëruar tensione në veri të Kosovës pas dështimit të bisedimve Kurti-Vuçiç në Bruksel.

Shala tha se presidenti serb do të tentojë të vizitojë Grashanicën në Kosovë, pa marë leje nga autoritetet kosovare dhe ai nuk do të lojohet. Ndalimi i Vuçiç sipas ekspertit do të risjellë tensione dhe ndërhyrje të ndërkombëtarëve.

“Tanimë çështjet në veri të Kosovës janë një lojë shahu, veprimet, kundërveprimet, hapat të cilët duhet të ndërmerren ne mënyrë legjitime. Nga ana e institucioneve të Kosovës tani janë duke u ndërmarrë hapat, sepse duhet të ndahet pjesa profesionale nga pjesa politike. Mund të themi që policia dhe mekanizma të tjerë të sigurisë tani janë të pozicionuar dhe e kanë të qartë sa i përket luftës ndaj krimit të organizar dhe aktiviteteve tjera kriminale, por njëkohësisht në anën tjetër të nivelit politik po tentohet që misioni i mandateve të institucioneve të sigurisë të veshë një petk politik. Mbi këtë bazë nga deklarimet që janë bërë nga pala serbe janë pikërisht mbi tendecën e asaj që qeveria e Kosovës po tenton të luaj mbi asocacionin, të bëjë presione të caktuara. Tensionet priten në vazhdim, sepse tani është rikthyer ajo narrativa e cila ishte përgjatë viteve 2021-2022. Do të kemi reagime, do të kemi reaksione, por njëkohësisht do të kemi edhe qëndrime. Ishte edhe çështja e provokimit që Vuçiç ka bërë nga takimi në Bruksel, në drejtim të podiumit të RKS, që do ta vizitojë Kosovën, Grashanicën pavarësisht se nuk do të bëjë asnjë kërkesë në drejtim të institucioneve të Kosovës. Pra është ajo që Vuçiç do të tentojë të vijë në Kosovë, do të ndalohet nga institucionet e Kosovës dhe do të ndërhyjë faktori ndërkombëtar”- tha Shala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu