Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në Rubikon në KTV ka theksuar se në të gjitha zyrat e shtetit kanë ardhur informacionet mbi qëndrimet e rrepta të SHBA-se nëse nuk hiqet taksa.
“Për LDK-në, partneriteti me SHBA-në është i pacënueshëm . SHBA brenda viti shpenzojnë qindra miliona euro në sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik që është shumë më shumë se sa efekti i taksës. Kanë ardhur zërat në të gjitha institucionet se do të ketë ristrukturim të investimeve të SHBA në Kosovë” ka thënë shkurt Gashi raporton Gazeta Blic.










