Parlamenti grek me 153 vota “për” ratifikoi Marrëveshjen e Prespës

Parlamenti i Greqisë e ka miratuar marrëveshjen historike për emrin me Maqedoninë. Marrëveshja u miratua me 153 vota për dhe 146 kundër, dhe ajo e emërton ish Republikën jugosllave me emrin Maqedonia e Veriut.

Mijëra qytetarë kanë protestuar jashtë Parlamentit.

Grekët e kanë kundërshtuar emrin e Maqedonisë që nga pavarësimi i saj më 1991, pasi në Greqi ndodhet një territor me emrin e njëjtë.

Debate në Parlamentin grek ka zgjatur më shumë se 38 orë, dhe më shumë se 200 deputetë kanë diskutuar gjatë debatit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu