Pas 10 vitesh Real Madridi do blejë një “9-sh”, por jo Icardin (FOTO)

Ishte viti 2009 hera e fundit kur Real Madrid bleu një sulmues “9-sh”. Ishte Karim Benzema që mbërriti nga Lyon dhe prej asaj kohe ka qenë ai sulmuesi i vetëm që ka pasur barrën e golave.

Sidoqoftë vitet që ka mbi supe dhe largimi i Cristiano Ronaldos sollën pengesë në realizimin e golave për Realin dhe këtë verë “Marca” shkruan se do blihet një sulmues zone.

Adebayor (2010-11), Chicharito (2014-15), Morata (2016-17) dhe Mariano (2018-19) u afruan në sulm, por asnjëri prej tyre nuk u mbajt me qëllimin për të qenë titullar përfundimisht.

Pavarësisht se Zidane i ka dhënë besim të plotë Benzemas, tashmë ai është 31 vjeç dhe sezonin e ardhshëm do të jetë 32. Për këtë në verë do jetë një sulmues i ri që do mbërrijë në Madrid.

Emrat që përfliten janë shumë, por gazeta spanjolle siguron se kontaktet deri tani janë vënë vetëm me Luka Jovic. Ka qenë agjenti i lojtarit, Fali Ramadani, i cili është takuar me drejtuesi e “Los Blancos”, aq më tepër që babai i Jovic përjashtoi çdo mundësi që djali i tij të shkojë tek Barcelona.

Vera po afron dhe Reali është hedhur në sulm frontal për Jovic dhe pavarësisht se Mauro Icardi pret një telefonatë nga Madridi për të vendosur të ardhmen e tij, sulmuesi argjentinas i Interit nuk është në planet e klubit spanjoll.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu