Pas 11 vitesh vjen El Clasico i parë pa Messin dhe Ronaldon! Këto ishin formacionet e vitit 2007, pa dy yjet e mëdha botërore

Derbi më i madh në La Liga, ai në mes të Barcelonës dhe Real Madridit, i njohur ndryshe si El Clasico do të zhvillohet në vikendin e ardhshëm, në kuadër të javës së 10-të të kampionatit spanjoll.

Barcelona është nikoqire e Real Madridit në ndeshjen derbi të javës së dhjetë të La Ligas, e cila do të zhvillohet të dielën nga ora 16:15 në Camp Nou.

El Clasicos në mes të dy skuadrave më të madha spanjolle ka sjell gjithmonë rivalitet të madh, por edhe emocione, atmosferë, gola dhe shumëçka tjetër.

Kështu pritet të jetë edhe derbi i radhës, edhe pse pas plot 11 viteve pritet të zhvillohet një El Clasico pa dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon.

Ylli i Barcelonës, Messi, ka pësuar një lëndim gjatë të shtunës mbrëma ndaj Sevillas dhe u detyrua ta lëshoj fushën në pjesën e parë, ndërsa pas ekzaminimeve u mësua se argjentinasi do të mungojë plot tri javë.

Në anën tjetër, Ronaldo pas nëntë sezoneve të kaluara të Mbretërit u largua këtë verë në drejtim të Juventusit për një shifër të raportuar rreth 110 milionë euro.

Largimi i Ronaldos dhe lëndimi i Messit ka bërë që kjo të jetë El Clasico e parë në 11 vitet e fundit pa njërin prej dy yjeve më të mëdha në botë në dekadën e fundit.

El Clasico i fundit që ishte zhvilluar pa portugezin dhe argjentinasin ishte ajo e 23 dhjetorit të vitit 2007, e cila u zhvillua në Camp Nou dhe përfundoi me fitoren e Reali me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Julio Baptista.

Formacioni i Barcelonës, 4-3-3: Valdes; Puyol, Marquez, Milito, Abidal; Toure, Deco, Xavi; Ronaldinho, Eto’o, Iniesta.

Formacion i Real Madridit, 4-3-3: Casillas; Ramos, Pepe, Cannavaro, Heinze; Sneijder, Diarra, Baptista; Raul, Nistelrooy, Robinho.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu