Pas Armaldos dhe Kristit, Luizi ka gati strategjinë për të nxjerrë nga shtëpia Oltën dhe Qetsorin

Nxjerrja në nominim e Armaldos, Kristit dhe Luizit ishte një strategji e këtij të fundit. Por duket se kjo nuk është strategjia e vetme që këngëtari ka për disa nga banorët më të fortë brenda shtëpisë.

Luizi ka zbuluar një strategji tjetër për lojën ditët e fundit.

Pasi futi veten në nominim bashkë me Kristin dhe Armaldon, Luizi zbulon mënyrën se si do ta fusë edhe Oltën e Qetsorin në nominim bashkë me veten.

“Kur dua të shkoj në burg me disa persona të caktuar i fus në tualet. Do shkoj në burg me ta dhe do i nxjerr nga shtëpia. Do marr Oltën dhe Qetsorin edhe do futemi në nominim.”, i thotë Luizi, Nitës dhe Fotinisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu