Pas debateve të vazhdueshme me njëri-tjetrin, Luizi i kërkon Kiarës që bashkë të dalin nga Big Brother VIP Albania

Luizi i ka kërkuar Kiarës që të dalin bashkë nga Big Brother pas sherreve që kanë patur së fundmi. Por Kiara nuk ka pranuar. “Ça do që të bëjmë? A do të dalim jashtë? A ikim moj Kiarë? E kam seriozisht hajde ikim. Për Zotin jam tu ta thënë troç ikim bashkë“- tha ai.

Kiara: Jo fare, dua të rri. Pse të iki? Se të teket ty hajde ikim edhe të iki unë.

Luizi: Po s’jemi të lumtur këtu, do jemi jashtë.

Kiara: Jo këtu shoh gjëra që s’më pëlqejnë, nuk kam pse të dal. Jashtë i shohim kur të vijë koha.

Luizi i kërkon Kiarës të dalin nga ‘Big Brother Vip’.

Kiara: Jo Luiz jo vazhdo rrugëtimin tënd

Luizi: Rrugëtim të kam ty unë

Kiara: Jo s’më ke. Tani duhet të më respektosh hapësirën që po të kërkoj se po nxjerr keq veten tënde.

Luizi: Po ç’ke ti si e nxjerr veten unë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu