Pas dënimit nga FIFA, shqiptarët ndërmarin një iniciativë në përkrahje të Xhakës dhe Shaqirit, e para e nis ambasadorja Çitaku

FIFA vendosi që të dënoi me nga 10 mijë franga zvicerane lojtarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqirin si dhe me 5 mijë franga zvicerane lojtarin Stephan Lichtsteiner, të cilët kishin bërë simbolin e Shqiponjës për të festuar golat e tyre kundër kombëtares së Serbisë.

Pas këtij vendimi duket se janë mobilizuar shqiptarët pasi që është hapur një platformë online e cila ka për qëllim grumbullimin e fondeve për këta lojtar.

Në këtë platformë shihen dhurues të ndryshëm parash e ndër ta edhe ambasadorja Vlora Çitaku e cila ka dhuruar 100 dollar për të mbështetur lojtarët shqipëtar./Arbresh.info.

Për të ndihmuar këta lojtarë klikoni në linkun e mëposhtëm

https://www.gofundme.com/xhaka-shaqiri-and-lichststeriner


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu