Pas lajmeve për Kiarën, reagojnë të revoltuar familjarët e moderatores: Iu erren sytë për famë dhe klikime

Pas lajmeve të publikuara mbrëmjen e djeshme për Kiarën, kanë reaguar familjarët e moderatores.

Teksa Kiara u njoh me ato çfarë mediat kishin shkruar për të, të shumta kanë qenë reagimet ditën e sotme.

Por, së fundmi ka ardhur një reagim nga tezja e Kiarës, Gena, e cila në një postim në InstaStory shkruan se askush nuk mund të përdorë emrin dhe jetën private të Kiarës, përsa kohë ajo nuk është prezente.

“Askush nuk mund të përdorë emrin tënd dhe jetën tënde private për sa kohë nuk je prezente ti zemra ime.

Turp për këdo që arrin të harrojë se jashtë lojës së Big Brother-it ti je po kjo, vajzë me të mirat dhe të metat që ka çdo njeri.

Për familjen tënde je krenari s’ka rëndësi kush nuk të do e nuk të vlerëson.

Po shihet qartë që për klikime dhe famë ju errësohen sytë nuk njohin më as kë kanë familje e jo më miq. Shfaqja duhet të vazhdojë.” shkruan tezja e Kiarës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu