Pas mbrëmjes së tensionuar në BBVA, Kiara ka një mesazh thumbues për opinionistët dhe kritikuesit e saj

Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me tension në spektaklin e Big Brother VIP Albania. Moderatorja Kiara Tito është zënë disa herë ngushtë nga opinionistët e programit, Zhaklina dhe Arbri, teksa nuk ka qenë në gjendje që të japë përgjigje edhe ndaj disa prej banorëve të eliminuar, siç ishte Tea.

Kjo ka bërë çifti Luiz dhe Kiara të kthehen mbrëmjen e së martës në dy prej personazheve më të komentuar në internet.

E si për të shprehur mbështetjen për të dashurin e saj, moderatorja publikoi në InstaStory një fotografi të saj dhe Luizit, ku shihen duke shkëmbyer një puthje brenda shtëpisë.

Këtë ajo mesa duket e bëri si në shenjë replike ndaj kritikuesve, duke treguar se lidhja e saj me Luizin është e fortë, pavarësisht të gjithave.

Para saj, ajo pati një tumbim për ata që e kritikuan, duke ndarë me ndjekësit një citat të novelistit spanjoll, Carlos Ruiz Zafon.

“Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë”, shkruhet në postimin e bërë nga Kiara në InstaStory.

Moderatorja përndryshe u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania javën e kaluar, pasi nga banorët e rikthyer (Bledi, Kiara dhe Efi), publiku vendosi që kjo e fundit të shkonte në finale – dhe ishte vetëm një vend i rezervuar për ta në finalen e madhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu