Patriarku bullgar Neofit pret që zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë ta ecë edhe çështjen e kishës maqedonase, transmeton Zhurnal.
“Ende punohet rreth emrit të shtetit të Maqedonisë. Kur të vërtetohen të gjitha detajet, do të ecë përpara me siguri edhe çështja e kishës”, deklaroi për BGNES Patriarku i Kishës ortodokse bullgare.
I pyetur se cila është pozita e Kishës Ortodokse Bullgare për autoqefalinë e kishës ukrainase, patriarku Neofit deklaroi se kjo çështje ende do të shqyrtohet.










