Pavlopulos: Maqedonia ka qenë dhe do të jetë greke

Kryetari grek, Prokopis Pavlopulos nuk lëshoi asnjë shans që të dërgoje porosi deri te Maqedonia se nga Athina varet integrimi i vendit në BE dhe ta akuzoje vendin për irredentizëm, transmeton TetovaSot.

“Maqedonia ka qenë dhe do të jetë greke”, deklaroi presidenti grek Pavlopulos dhe i porositi qeveritarët maqedonas se me thënie irredentiste nuk mund që të anëtarësohen në BE, pasi që po i thyejnë parimet evropiane.

Pavlopulos porosinë e dërgoi nga Voden, ku në një ceremoni solemne me rastin e çlirimit të qytetit nga turqit u shpallë si qytetar nderi i Voden.

Sipas tij, Maqedonia po i thyen ligjet evropiane, dhe nuk mund që të llogaris në eurointegrim, pasi që, ashtu si tha “Nuk i plotëson as parimet institucionale evropiane”.

“Ne qartas kemi thënë se duam raporte të mira fqinjësore dhe miqësore. Por, kjo gjë shkon përmes respektimit të historisë dhe institucioneve evropiane”, deklaroi Pavlopulos.

Në ceremoninë e njëjtë ai dërgoi porosi edhe deri te Ankaraja duke shprehur se “Greqia është dera e Turqisë për në Evropë” dhe se për integrimin e Turqisë duhet respektuar historia dhe ligjet ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu