PDSH vazhdon me fushatën e saj për Pendarovskin në raundin e dytë të zgjedhjeve

Partia Demokratike Shqiptare vazhdon me fushatën e saj për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Nënkryetari i partisë, njëherazi kryetari i komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiku dhe ministri z.Bardhyl Dauti, takuan shtabin e PDSH-së dega Dollnen.

Në këtë takim përveç falenderimit për angazhimin dhe votën për kandidatin e përbashkët qeveritar për president, ata apeluan që me daljen masive në zgjedhje, duke votuar për këtë kandidaturë të përbashkët të qeverisë për president, ne rrumbullaksojmë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.

Të bisedojmë me të gjithë ata që kanë dilema pasi duke i bindur të votojnë këtë kandidaturë, ne bëjmë një hap përpara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu