Pendarovski: Zgjedhje fer dhe demokratike janë përgjegjësi e përbashkët e gjithë pjesëmarrësve

Para pak çastesh kisha takim me ambasadorin Klemens Koja, i cili është shef i misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Temë e bisedimeve kanë qenë zgjedhjet dhe procesi i cili duhet të fillojë ku dhe OSBE si organizatë do të ketë rol të rëndësishëm, përcaktimin tim ia përmenda, atë e dëgjuat dje pas përfundimit të takimit të liderëve mes Zaevit dhe Mickoskit se zgjedhjet patjetër të jenë të pastra si kristali dhe për këtë duhet të angazhohen të gjithë aktorët në procesin zgjedhor, kuptohet përgjegjësia e pushtetit dhe institucioneve është e madhe, por kuptohet se ajo varet edhe nga sjellja e çdo pjesëmarrësi, votuesi në zgjedhje.

Nga ana e tyre më është lajmëruar se së shpejti do të dimensionohet misioni sipas nevojës që ne si shtet do të kemi, pritjet janë se numri i monitorimit do të jetë i njëjtë si në ciklet tjera zgjedhore, pra diku 300 njerëz, por për këtë duhet të sillet vendim në qendrën e OSBE-së në Vjenë dhe për këtë kuptohet ne do të japim pajtueshmëri, pra asgjë nuk do të vendoset pa neve.

Përcaktimi jonë është, flas tani në emër të strukturës qeveritare të ketë sa më shumë monitorim, veçmas nga sektori qytetar, pasi me të vërtetë në këto zgjedhje duam të tregojmë se e kaluar e largët duhet të jenë kohërat kur jepeshin vota në mënyrë të parregullt dhe në fund të procesit zgjedhor të kemi fitues i cili do të pranohet nga të gjithë pjesëmarrësit në proces dhe ai fitues më tej do të duhet të bashkëpunojë në baza ditore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu