Për ta takuar Donald Trump u ngjit me litar në rrokaqiellin 68 katësh (VIDEO)

Policia e New York-ut kanë arrestuar një 20 vjeçar i cili tentoi të ngjitej, duke përdorur një litar, në ndërtesën Trump në Manhattan.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policët e arrestuan atë duke e larguar një pjesë të xhamit – në katin e 21-të – të një ndërtese 68 katëshe.

Ndërtesa është selia e fushatës presidenciale të kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Sipas Policisë, djaloshi nga Virxhinia, nuk kishte tendencë të lëndonte dikë, ai donte t’i përcillte një mesazh pretendentit për të parin e SHBA-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu