Për të goditur flotën ruse që po bllokon portet, SHBA pritet të armatosë me raketa anti-anije Ukrainën

Zyrtarët amerikanë po mendojnë që të armatosin ushtrinë ukrainase me raketa të avancuara anti-anije. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters. Duke cituar zyrtarë nga administrata Biden, agjencia e lajmeve raporton se Shtëpia e Bardhë mund t’i ofrojë Kievit, raketa Boeing Harpoon dhe Naval Strike me të cilat mund të godasin flotën e zezë ruse, e cila aktualisht ka bllokuar portet e Ukrainës.

Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar kanë deklaruar se rreth 20 anije të marinës ruse, duke përfshirë nëndetëse, janë aktive në rajon.

Sipas zyrtarëve, armët e dërguara nga SHBA mund të vijnë në ndihmë për largimin e anijeve ruse nga territori ukrainas dhe të lejojnë rifillimin e dërgesave të grurit dhe produkteve të tjera bujqësore.

Por raketat, të cilat kushtojnë rreth 15 milionë dollarë për raund dhe kanë një rreze veprimi prej 300 km, janë kryesisht raketa me bazë deti, që do të thotë se Ukraina mund të përballet me vështirësi për t’i gjuajtur nga bregu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu