Përçarjet në BDI dhe hyrja e mundshme e ASH-së në Qeveri, Ibrahimi: Të paguajnë ata që kanë nevojë për këtë shërbim (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës Zeqirija Ibrahimi ka dhënë një intervistë për televizonin 21 Maqedoni për hyrjen e ASH-së në Qeveri. Dy vite më parë partia e Afrim Gashit, Alternativa, solli vendim që të bëhet pjesë e Qeverisë, transmeton InfoShqip.

Sekretari i kësaj partie gjatë intervistës tha se Aleanca për Shqiptarët po përdoret si mjet për amortizimin e shpërthimit që ka ndodhur në BDI, por që sipas tij AAA nuk e sheh si armik ASH-në por e shohin si partner të mundshëm.

“E vetmja gjë që shihet në skenë janë një grup i deputetëve që shfaqen në Manastir e Çegran e që s’mund të bëhen bashkë dhe kështu shihet sikur Aleanca përdoret si mjet për amortizimin e shpërthimit që ka ndodhur në BDI, ajo është çështje e tyre çfarë ndodh atje, ne si parti nuk ja dëshirojmë as atyre përçarjen, por ajo që mvaret nga ne është se nuk shohim armiqësi nga ASH por e shohim si partner të mundshëm”, përfundon Zeqirija Ibrahimi. /InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu