Përdori termin ‘e përdalë’, Arbana i kthehet keq Zhakut: Moj kush të ka yshtur sonte, qetësohu

Spektakli i madh i “Big Brother VIP” ditën e martë ka qenë një ndër më të “nxehtit” ku nuk kanë munguar debatet.

Klipet e transmetuara me dinamikat e javës, akuzat e Luizit ndaj Efit për pjesëmarrjen e saj në Për’puthen apo edhe komentet ndaj Jorit nuk kanë kursyer komentet e opinionistëve.

Ndërkohë që ishtë ndezur debati dhe Zhaklina nuk ndalonte së foluri dhe në studio ishte bërë një kakofoni zërash, ka qenë Arbana ajo e cila ka ndërprerë opinionisten.

E nxehur, Arbana i ka kërkuar Zhaklinës të pushonte, teksa me batutë ka thënë: “Kush të ka yshtur sonte”.

Zhaklina çfare ke sonte, kush të ka yshur. Një sekond qetësohu!”- ka thënë Arbana, teksa kjo është shoqëruar edhe më të qeshura duke u shtensionuar situate.

Kujtojmë se i gjithë debati është nxitur nga një fjalë e Zhaklinës, nxitur nga sjelljet e Luizit kundrejtë vajzave, duke iu referuar si “e përdalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu