Perez nxjerr në shitje yllin e ekipit, kërkon 150 milionë euro

Sipas “Tele Madrid”, presidenti i “Los Blancos” Florentino Perez, ka vendosur të shesë sulmuesin uellsian Gareth Bale. Jo vetëm kaq, por ai ka vendosur që çmimi për të lënë të lirë sulmuesin 29-vjeçar është 150 milionë euro.

Lojtari ndodhet në Madrid që prej vitit 2013 dhe në 219 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet ka realizuar 100 gola.

Edhe pse ky pritej të ishte sezoni i rilindjes për Bale, pas largimit të CR7, kjo gjë nuk ndodhi. Lojtari është lënë shpesh në stol, ndaj pritet që të largohet nga Madridi në merkaton e verës. Manchester United dhe Juventus janë dy ekipet kandidate për ta marrë lojtarin uellsian.

Problem është shuma prej 150 milionë eurosh, shumë e lartë, por skuadrat shpresojnë që të përfshijnë në këtë transferim lojtarë të tjerë: Manchester United, belgun Romelu Lukaku, dhe Juventusi, argjentinasin Paulo Dybala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu