Përgjigjet më në fund Tea: A do të dalë nga “Përputhen” nëse nuk vjen Andi

Prej ditësh, Andi nuk është pjesë në studion e emisionit “Pëprputhen” dhe padyshim si një ndër konkurrentët më me shumë zë mungesa e tij nuk mund të kalohet lehtë.

Të gjithë ishin informuar se Andi po mungon për shkak të një problemi hëndetësorë, por dje drejtuesja e emisionit bëri të ditur se kjo nuk është arsyeja e vetme e mos prezencës së tij në puntatat e fundit.

“Kam vazhduar komunikimin e me Andin, ai ka patur një infeksion të rëndë në bajame, ndërsa sa i përket pjesës që nuk ka dashur të flasë me produksionin, do të doja të lija atë të tregonte hatërmbetjet që ai ka me produksionin, nuk dua të them fjalë në vend të tij. Veprimin e tij e kuptoj, nuk më ka lënduar”, ishin fjalët e Teas.

Por të gjithë janë kurioz nëse Tea do të vazhdojë emisioni po nuk u rikthye Andi dhe konkurrentja i është përgjigjur pak minuta më parë pyetjes.

“Sigurisht që do largohem nëse nuk kthehet Andi”, është përgjigja e Teas.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu