Përplasje në konferencën për shtyp, mes Trump dhe gazetares: Ti je person i tmerrshëm

Në një moment të intervistës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sulmoi ashpër gazetaren e CBS, Norah O’Donnell, pasi ajo lexoi një pjesë nga manifesti i shkruar nga Allen dhe i dërguar familjes së tij dhjetë minuta para se të hapte zjarr në hotelin Hilton.

Në tekst, autori shkruante se “nuk ishte më i gatshëm të lejonte që një pedofil, përdhunues dhe tradhtar t’i njolloste duart me krimet e tij”, një referencë e dukshme ndaj presidentit, emri i të cilit është përmendur mijëra herë në dosjet e financierit pedofil Jeffrey Epstein.

“Unë nuk jam as përdhunues dhe as pedofil. Dhe ti je një person i tmerrshëm që i lexon këto fjalë. Duhet të të vijë turp”, iu përgjigj Trump gazetares.

Trump ia atribuoi gjithashtu përgjegjësinë politike për atentatin marshimeve protestuese anti-Trump “No Kings”.

“Arsyeja pse ekzistojnë njerëz të tillë – tha ai duke iu referuar Allen – është se ka lëvizje si ‘No Kings’. Unë nuk jam mbret. Po të isha, nuk do të isha këtu duke folur me ju”.

Pak më herët, gazetarja i kishte përmendur edhe postimet në rrjetet sociale të atentatorit, nga mesazhet kundër Trumpit deri te ato antikristiane, si dhe pjesëmarrjen e tij në një marsh proteste në Kaliforni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu