Petkovic: Xhaka nuk mund të luante më, po vuante një dëmtim

Zvicra barazoi dje 3-3 ndaj Danimarkës në një ndeshje spektakolare për sa i përket golave.

Trajneri zvicerian Vladimir Petkovic ishte kritikuar me rastin e ndërrimit të Granit Xhakës, i cili ishte golashënues dhe lojtari më i mirë në ndeshje.

Ai trgoi arsyen se përse zgjodhi ta zëvendësoj futbollistin shqiptar duke treguar se kishte pësuar një lëndim.

“Graniti nuk mund të vazhdonte në fushë sepse ishte duke vuajtur nga një lëndim. Ai kërkoi zëvendësimin dhjetë minuta më herët”, shpjegoi Vladimir Petkovic.

Megjithatë, 26-vjeçari pritet të luajë me Arsenalin të hënën në ndeshjen ndaj Neëcastle. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu