Philips: Të bombardohet sërish Serbia

Figura eminete e administratës Clinton, David Philips bëri thirrje që edhe një herë të bombardohet Serbia, dhe atë në dy vitet e ardhshme.

Këtë skenar profesori në Universitetin Amerikan të Kolumbisë, e tha në një debat të fundit në Parlamentin Europian, kur ai insistoi se sipas skenarit të famshëm Holbrooke të vitit 1999, Serbia, nëse është e nevojshme nga bomba, do të duhej të pranonte njohjen përfundimtare të pavarësisë së Kosovës në OKB dhe UNESCO, shkruan gazeta serbe Intermagazine, transmeton transmeton InfoPress.

“Me Serbinë duhet të flitet në mënyrën e Holbrook, në mënyrë të fuqishme dhe agresive, duke e bllokuar atë në të gjitha mënyrat e mundshme”, tha Philips, i cili përndryshe është lobisti kryesor që Uashingtoni dhe Condoleezza Rice të angazhohen në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu