A po harrohet rasti “Monstra”?

Aktivisti i shoqërisë civile dhe kryetari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare në Maqedoni, Daim Hiseni ngrit zërin se po harrohet rasti Monstra dhe zbardhja e tij, që të shpallet pafajësia dhe drejtësia.

“Disi kam fituar përshtypjen se rasti MONSTRA po fillon të mbetet në haresë.
Bombat për këtë rast po heshten, që të shpëtoj qeveria VMRO-BDI,
Nuk e dij deri kur në këtë vend do të tolerohet që fajtorët të jenë në liri dhe të pafajshmit në qeli?!!!”, ka shkruar Hiseni.

Por ketij mesazhi te leshuar ne facebook i eshte pergjigjur Bedri Ajdari njeri nga familjaret e te denuarve ne rastin “Monstra” qe ndodhi ne prill te 2012, ku u vrane pese maqedonas.

Bedri Ajdari: Nuk lirohen as te “monstres”, as te “Sopotit”, as te “Brodecit” as te “Gazi Babes” as te asnji rasti te montuar qe ka ndodh ne Maqedoni, as ndertohet kanali i Hasanbegut e i Haraqines, pa e pa armiku seriozitetin tone si shqiptar. Mbajeni mend sot neve neser juve dhe nuk dihet se kuj, armikut vazhdimisht i duhet harac, gjak shqiptari, nenshtrim, burgim, vajtim femijesh, egzodus shqiptaresh ne drejtim te pa njohur, fshirje nga listat zgjedhore, me nje fjale zhdukje ne c’do lloj menyre! (INA)


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu