“Po i kalben dhëmbët”, Johnny Depp trondit fansat me paraqitjen e tij në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka paralajmëruar rikthimin e Johnhny Depp në ekranin e madh.

Megjithatë, momentalisht është duke u përfolur për higjienën e tij, transmeton Indeksonline.

Nuk ka shumë foto në të cilat Depp zbulon dhëmbët e tij duke buzëqeshur por kur ato duken, bien në sy njollat e mëdha.

Nuk qenka e çuditshme që Depp më shumë mban buzët e mbyllura dhe madje vendos syze dielli ose dorën para gojës në disa foto. Fansat komentuan në Twitter se Depp-it po i ‘kalben’ dhëmbët.

Një ndjekës shkruan:

“”Dhëmbët e tij janë shumë kafe, fotot e fundit më prishën humorin”. “Me të vërtetë më frymëzon të laj dhëmbët, të përdor fillin dentar sa herë që shoh një foto të Johnny Depp në Kanë”, shkruan një fans tjetër.

Mesa duket, 59-vjeçarit nuk i intereson më se si pritet nga publiku. Ai nuk ka më nevojë për Hollivud, siç shpjegoi në konferencën për shtyp në Kanë.

Në “Jeanne du Barry” Depp luan mbretin Louis XV. Është filmi i tij i parë që nga procesi gjyqësor me ish-gruan e tij Amber Heard (37). Ai e kishte akuzuar atë në një padi për shpifje vitin e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu