Po skadon afati i PSP-së, shumica e partive jane që PSP të vazhdojë me punë (VIDEO)

Prokurorisë Publike Speciale i kanë mbetur edhe gjashtë muaj për të ngritur padi penale kundër funksionarëve që dyshohen për vepra penale sipas të ashtuquajturave “bomba të opozitës”. Për një pjesë të analistëve, Prokuroria Speciale duhet të vazhdojë së funksionari edhe pasi t’i përfundojë mandati.

“Le të dorëzojnë padi penale në mënyrë që rastet të procesohen sepse kaluan një vit e katër muaj, ndërsa janë dorëzuar vetëm 2 padi penale të cilat vazhdojnë të jenë në procedurë. Mendoj se kjo është pak. Nuk jam nga ata që thonë se puna e Prokurorisë Speciale duhet të ndërpritet. Në fund të fundit, kanë mbetur edhe 4 muaj… po le të shohim se çfarë do të ndodhë për këto muaj”, tha analisti Sotir Kostov.

Sipas analistit Pandov, Prokuroria Speciale në këtë përbërje duhet të funksionojë vetëm edhe disa muaj sepse sipas tij ajo nuk e ka kryer funksionin bazë për të cilin është formuar. Megjithatë ai shton se është e mundshme që Prokuroria Speciale të vazhdojë së funksionari por vetëm si departament i veçantë në Prokurorinë Publike Themelore.

“Prokuroria Speciale është jokushtetuese. Nëse mblidhet Gjykata Kushtetuese, do të duhej që këtë prokurori ta shfuqizojë. Në anën tjetër, Prokuroria Speciale ushtron trysni ndaj gjykatësve kushtetues që mos ta vendosë në rend të ditës. Nuk mendoj se do të vihet në rend ditor deri sa të skadojë afati i PPS. Të gjithëve u është e qartë se PPS është jokushtetuse por gjithashtu të gjithë e kanë të qartë se në qoftë se PPS shfuqizohet, do të ndodhin probleme, gjë që askush për momentin nuk do të dëshironte”, tha ai.

Mandati i PPS pas Vitit të Ri është në duart e përbërjes së re parlamentare, pasi përbërja e kaluar e hodhi poshtë propozimin e LSDM-së që asaj t’i vazhdohet mandati për të dorëzuar padi. Partitë shqiptare por edhe opozita maqedonase kanë qëndrim të njëjtë rreth prokurorisë speciale, gjegjësisht për vazhdimin e mandatit prej 18 muajve.

Edhe pse BDI paralajmëroi se do t’i mbështesë ndryshimet për Ligjin e PPS, shumica e deputetëve të kësaj partie nuk ishin të pranishëm në seancë kur u votua për vazhdimin e mandatit të PPS. Nga ata që ishin të pranishëm, megjithatë disa prej tyre e mbajtën fjalën dhe votuan pro ndryshimeve të Ligjit. Deri tani, në periudhë prej një viti, PPS hapi 9 raste hetimore dhe dorëzoi 2 aktakuza kundër qindra personave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu