Poema dhe Arbani fitojnë vendet e para në garat ndërkombëtare për piano në Shkup

Dje në garat ndërkombëtare për piano Polyhymnia të organizuara në Shkup, nxënësit e shkollës së muzikës nën mentorimin e mësueses Fjolla Lena Elmazi u klasifikuan shumë lartë. Edhe pse konkurenca ishte e madhe me pjesëmarrës nga RMV, Sërbia, Kosova, Mali i Zi, nxënësit tetovarë arritën të rangohen shumë lartë.

Poema Neziri fitoi çmimin e parë me 97 pikë dhe Arban Rakipi çmimin e dytë me 85 pikë. Mësuesja Fjolla Lena Elmazi shprehet se ato nuk do ta ndërpresin punën e tyre, përkundrazi po përgatiten edhe për garat e ardhshme në mbarë vendin si dhe jashtë RMV.

Duke shpresuar që në të ardhmen këta fëmijë do të jenë ambasadorë të kulturës dhe do të na përfaqësojnë në gara ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu