Policia e Kosovës arrestoi zyrtarin e lartë të Serbisë Marko Gjuriqin

Pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës sapo kanë arrestuar shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, raporton “KoSSev”.

Gjuriq nga Mitrovica: Erdhëm siç premtuam – Veriu s’do të jetë pjesë e Kosovës së vetëshpallur

17:38 – Mediat në Serbi raportojnë se para gjykatës në Mitrovicë janë pritur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Gjuriq, siç raporton “Novosti”, ka thënë se ai dhe Selakoviq kanë ardhur sot në Mitrovicë që të diskutojnë me serbët e Kosovës për të ardhmen e, siç ka thënë ai, “krahinës jugore” dhe ka porositur që pa ta nuk ka zgjidhje për “Kosovën e Metohinë”.

“Erdhëm ashtu siç premtuam dhe u morëm vesh para disa ditësh. Erdhëm që t’ju përcjellim mesazhin se Kosova e Metohia dhe veriu i KeM asnjëherë nuk do të jenë pjesë e Kosovës së vetëshpallur apo të Shqipërisë së madhe”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se politika e Serbisë arritja e një kompromisi që do të nënkuptonte se “Serbia në KeM duhet të fitojë diçka”.

Njësitë speciale të Kosovës rrethojnë objektin ku po qëndron Gjuriqi 17:36 – Sipas KosovaPressit, njësitë speciale të Kosovës kanë rrethuar objektin ku ndodhen Marko

Gjuriq dhe Nikola Selakoviq në Mitrovicën e Veriut. Ata pritet të kryejnë arrestimin e tyre, pas hyrjes në Kosovë pa leje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu