Interi ka barazuar me rezultat 3-3 me Fiorentinën në një ndeshje ku nuk mungoi asgjë, gola, spektakël dhe momente tejet interesante në fushë, transmeton Sovrani.info.
Sistemi VAR ishte ai që e shoqëroi ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave, por momenti kyç ishte rasti tek goli i Matteo Politanos i cili pasi realizoi filloi të festonte në stilin e ish-kapitenit Mauro Icardi, por për t’a prishur festën e tij u përkujdes kroati Ivan Perisic i cili u ofrua tek italian dhe kapi duart e tij për të mos e lejuar një gjest të tillë.
Kjo ishte edhe një shenjë se mardhënjet brenda grupit nuk janë aspak të shëndosha. /Sovrani










