Politika e qeverisë VMRO-BDI po frikëson 300 mijë shqiptarët ortodoksë të kthehen në identitet

Udhëheqësit e BDI-së paraqiten vazhdimisht në promovimet dhe organizimet që i bëjnë xha Branko Manojllovski dhe Sinadinovski, për të krijuar imazh se po merren me punë të mëdha dhe në këtë mënyrë krijojnë alibi indirekt për mospërmbushjen e premtimeve të tyre zgjedhore. Mirëpo politika që e zbatojnë me VMRO-DPMNE-në, shkon në dëm të shqiptarëve, duke përfshirë edhe ata ortodoksë

 Tani shtatë-tetë vite është aktualizuar te opinioni shqiptar në Maqedoni kthimi i shqiptarëve të asimiluar ortodoksë, në identitetin e tyre shqiptar. Ky mision filloi me entuziazëm dhe u mirëprit nga shqiptarët jo vetëm në Maqedoni, por edhe në mbarë Ballkanin. Deklarimi i rrënjëve të veta shqiptare nga ana e xha Branko Manojlovskit, shtoi optimizmin se rreth 300 mijë shqiptarët e asimiluar, masovikisht do të fillojnë t’i kthehen në identitetin shqiptar të paraardhësve të vetë. Këtë si duket e vërejtën edhe nacionalistët maqedonas, të cilët për të parandaluar ringjalljen e shqiptarëve ortodoksë, vendosën që ta politizojnë këtë proces, duke e futur nën ombrellën e bastionit të tyre më të sigurt, BDI-së, të sigurt se kjo parti si shumë procese tjera shqiptare, do të arrijë ta dështojë edhe kthimin e shqiptarëve ortodoksë në identitet. Si pasojë, deri sot vetëm Branko Sindainovski përveç Manojlovskit ka pranuar rrënjët e veta shqiptare.

Politika “hidhja-futja”

Udhëheqësit e BDI-së paraqiten vazhdimisht në promovimet dhe organizimet që i bëjnë xha Branko Manojloivski dhe  Sinadinovski, për të krijuar imazh se po merren me punë të mëdha dhe në këtë mënyrë krijojnë alibi indirekt pirr mospërmbushjen e premtimeve të tyre zgjedhore. Mirëpo politika që e zbatojnë me VMRO-DPMNE-në, shkon në dëm të shqiptarëve, duke përfshirë edhe ata ortodoksë. Pikërisht për këtë arsye, analistët shqiptarë vlerësojnë për Gazetën Lajm se politika diskriminuese e qeverisë VMRO-BDI-DPMNE, ka dekurajuar shqiptarët ortodoksë që të kthehen në identitetin e të parëve.

“Rrallëkush pranon kthim në një identitet, i cili do t’i sjellë më shumë dëme sesa benefite. Problemi nuk është vetëm te identiteti, por te identifikimi me një entitet të politikisht të paorganizuar, me hierarki të korruptuar dhe me një pozitë inferiore në ambientin multietnik të vendit. Rrjedhimisht, shqiptarët ortodoksë më të qetë do të jenë nëse identifikohen vetëm me shtresën identitare religjioze, duke mbajtur të fshehtë atë etnike. Më thjeshtë thënë, askush nuk dëshiron të identifikohet me një grup i cili mund të jetë burim i komplikimeve dhe pengesave për një jetë normale”, thotë për gazetën Lajm, analisti Xhelal Neziri.

Përve; kësaj, analisti Ramadan Ramadani thekson se duhet të bëhet një distinksion mes përpjekjeve shqiptare për kthimin dhe mbrotjen e identitetit shqiptarë të shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë dhe përpjekjeve politike për të manipuluar me këtë ;ështje.

“Duhet lavdëruar kontributin e shoqatave kulturore dhe punëve shkencore në Maqedoni dhe jashtë saj që është një kontribut i shkëlqyer, për dallim prej përzierjes politike nga ana e një subjekti si BDI që edhe në këtë temë si në shumë tjera në përputhje me strategjinë e tyre të veprimit “hidhja-futja” kanë hyrë bythëprapthi. Kjo sepse kjo është një çështje identitare ata e kanë rënduar atë me politikë vullgare, me kompleks inferioriteti të tyre fetar dhe me përzierje të jashtme për një çështje të brendshme që efektivisht ka ndikuar në keqperceptimin e kësaj përzierje. Kjo pasi përzierja politike nga njerëz të dyshimtë prodhon efekt zero si në këtë rast dhe shqiptarëve u mbetet vetëm të injorojnë ose zbusin këto përzierje dhe të përqendrohen në aktivitetet kulturore dhe shkencore që kanë sjellë më shumë rezultat”, thotë Ramadani, duke sqaruar rolin e BDI-së në dekurajimin e shqiptarëve të asimiluar ortodoksë.

Xha Branko zbulon edhe nje sekret per ortodokset.

Gjate nje interviste te dhene ne sezonin e ri televiziv te prezantuesit Agim Poshka ne Tv21 , mixha Branko Manojloski , rilindasi i Rekes, pas nje shëtitje te detajuar ne shtëpinë e tij ne Kiçinice ka zbuluar dhe trungun familjar. Ne kete trung gjeneologjik, Poshka pyet nese ka njerez te njohur ne trungun familjar te familjes Manaili . Mixha Branko pa hezitim kujton emrin e Vidoe Smileski – Bato. Ky eshte nje emer qe ka qene shume aktual ne jeten politike te Maqedonise gjate luftes nacional clirimtare por edhe pas perfundimit te luftes. Behet fjale per ish – presidentin e Republikes Popullore te Maqedonise Video Smileski – Bato. Nje emer qe edhe sot qarkullon ne Maqedoni sepse nuk ka qytet ku nuk gjindet nje shkolle, rruge apo institucion qe nuk ka emrin „Video Smileski – Bato“. Pikerisht per kete personazh mixha Branko deklaron qe ka qene Shqiptar Ortodoks nga Reka dhe familjar e nga shtepia ku edhe ka lindur Mixha Branko . Këtë argument e mbështet me trungun gjenealogjik qe garanton qe është autentik. Për me shume shikoni video te transmetuar ne emisionin e Agim Poshkes kete jave.

Kush ishte Vidoe Smileski – Bato?

Sipas faqes zyrtare te kuvendit te Maqedonise ai eshte nje nga personat kyq ne organizimin e luftes revolucionare gjate periudhes ‎1941-1945 dhe i derguar nga partia komuniste e Jugosllavisë per te organizuar Kongresin e ASNOM , qe eshte kongresi ku u themelua Republika e re e Maqedonise. Lidhur me vendin e tij te lindjes edhe faqja zyrtare e kuvendit te Maqedonisë mbeshtet faktin qe eshte nga fshati Nikiforovo nga Reka e eperme, nje zone e cila sipas shume studimeve ka qene etnikisht e paster Shqiptare deri ne fillim e sistemin komunist ne Maqedoni. Pas ardhjes se komunizmi , posaqerisht ne vitet 60 asimilimi i popullsisë Shqiptare ortodokse arrin kulmin dhe shume Shqiptare ortodoks asimilohen ne Maqedonas.

Cfar poste ka pasur Vidoe SMileski – Bato?

Sipas faqes zyrtare te kuvendit te Republikes se Maqedonisë Vidoe Smileski – Bato ka qene funksionar i larte ne ish-sistemin komunist dhe ka pasur keto poste:
– Anetar e komitetit qendror te partise komuniste te Maqedonise.
– sekretare i partise komuniste te Maqedonise
– kryetar i partise komuniste te Maqedonise per rajonin e Shkupit
– i derguar nga partia komuniste e Jugosllavise per te organizuar kongresin ASNOM ne te cilen u themelua Republika popullore e Maqedonise
– pas clrimit eshte anetar i komitetit qendror te partise komuniste te Jugosllavise nga kongresi i 5 deri te kongresi i 8. ( burimi: ëëë.sobranie.mk)

-‎1947 – 1954 eshte nënkryetar i qeverise se Maqedonise
-‎1963 -1967 president i asamblese se Maqedonise ( ne rethanat e sotshme President i shtetit).

Pas ketyre posteve Vidoe Smileski Bato avancohet ne organet ekzekutive te federatës se Jugosllavise  duke patur disa detyra e midis tyre edhe president i keshillit federal te asamblese federale te Jugosllavise. (a.h.&e.b.)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu