Porositë ndaj Ivanovit: Ushtria dhe Ujqërit ta marrin kontrollin e shtetit

Pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, qytetarët maqedonas kanë kërkuar nga presidenti i vendit që të ndërrmarr dicka për ta anuluar këtë akt.

Disa kanë kërkuar të anulohet ky akt, ndërsa të tjerë kanë parashtruar edhe kërkesa më radikale, duke i kërkuar presidentit që ushtria ta marrë kontrollin e shtetit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Disa kanë kërkuar masa edhe nga njësitet speciale Ujqërit për ta mbrojtur sipas tyre Maqedoninë.

Por, është e cuditshme se deri më tani presidenti i Maqedonisë nuk ka dalë me ndonjë qëndrim pasi qeveria siguroi 80 vota për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Prespës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu