Prap tërmet në Ohër, tani më i madh, ja sa shkallë ishte

Tërmet me intensitet prej katër ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar paradite në orën 11:39, në 10 kilometra në lindje të Ohrit, njoftoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej katër ballës sipas shkallës makrosizmike evropiane, në Resnjë dhe Strugë me pesë ballë, ndërsa në Manastir me intensitet prej tre deri katër ballë sipas të njëjtës shkallë.

Tani për tani nuk ka informata për dëme të shkaktuara materiale, përveç shqetësimit të qytetarëve të cilën dolën para shtëpive të tyre duke druajtur nga dridhjet e njëpasnjëshme.

Paraprakisht, në orën 9:58 në rajonin e epiqendrës së Ohrit është regjistruar një tërmet me intensitet prej 2,4 ballës sipas shkallës së Rihterit. Tërmeti, i ndjerë në Ohër dhe rrethinë, ka qenë me intensitet prej tre ballësh sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Nga data 18 muajin e kaluar e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 800 tërmete. Shumica kanë qenë të dobët, me intensitet të Rihterit prej një dhe dy ballë. Më i fuqishmi ndodhi në datën 20 muajin e kaluar në orën 15:10 dhe ishte me intensitet prej 3,6 ballës sipas Rihterit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu