Premtimi për finalen, ja çfarë i thotë Luizi “rivalit” nga Vlora

Pas daljes së Oltës, ngacmimet mes Luizit dhe Qetsorit janë sheshuar, madje Luizi po përpiqet ta mbajë pranë vetes atë.

Ai i tha Qetsorit se do bëjë ç’mos për ta marrë atë me vete në finale. Qetsori u shpreh se nuk ka nevojë që ta marrë ai apo dikush tjetër me vete, sepse do shkojë me forcat e veta deri më 6 maj.

Ky i fundit duke folur me të qeshur, i tha Luizit se i ka të gjithë kundërshtarë dhe nëse ai përpiqet ta mbrojë atë për ta marrë në finale, në një farë mënyrë do përballet edhe me sulmet ndaj tij.

Teksa po flisnin për finalistët, Luizi tha se janë bërë shumë, pasi të gjithë kanë dëshirë të qëndrojnë deri në ditën e fundit.

Teksa ditët afrojnë, aq më të shpeshta janë bisedat për finalen dhe finalistët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu