Presidenti Bujar Nishani edhe në Gjilan nuk e harroi Preshevën, Bujanocin e Medvegjën

Siç dihet, prej dje në Kosovë, po qëndron Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Z.Bujar Nishani. Për vizitat që i ka pasur dje dhe sot jemi të njoftuar, por po ndalemi me disa fjalë, për mesazhet e tija, nga Gjilani, që i përcolli për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Me këtë rast, e gjithë Lugina e Preshevës e padyshim edhe diaspora shqiptare e Luginës, i është mirënjohës presidentit. Ja se çka theksoi Presidenti ndër të tjera, duke e çmuar jashtëzakonisht veprën madhore që e ka dhënë ajo trevë nëpër periudha të ndryshme që ka përjetuar atdheu ynë në përgjithësi, e sidomos Kosova, para luftës e gjatë saj. E JASHTËZAKONSHME!!!

Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Bujar Nishani, siç dihet po qëndron në Gjilan, Anamoravë, as këtu nuk e harroi Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Të lumtë z.President e Zoti të Bekoftë Ty dhe Familjen Tuaj! Respekte ! Kështu deklaruan shumë bashkëkombas nga Lugina e Preshevës që jetojnë në diasporë. “Gjilani, Karadaku, por edhe Anamorava e Kosova Lindore në përgjithësi, historikisht i kanë venë gjoksin mbrojtjes së trojeve shqiptare. Fati i kësaj treve ishte që të përballej e para me të gjithë pushtuesit qe ja mësynin trojeve tona nga këto anë. Mbrojtja e Kosovës në veçanti, por edhe e trojeve shqiptare në përgjithësi, varej nga rezistenca e trimave të këtyre anëve. Të dashur bashkëkombës, Para disa javësh, duke kaluar përmes Gjilanit, isha ne një vizitë në Luginën e Preshevës, apo siç e quani në këto anë, në Kosovën Lindore. Ishte një vizitë vëllazërore, por që me obligon qe në çdo moment dhe në çdo kohë të ngre zërin për të drejtat politike e kombëtare, për zhvillimin kulturor, ekonomik, infrastrukturor dhe në çdo fushë të jetës, të vëllezërve dhe motrave tona që jetojnë në trojet e veta shekullore në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ata kanë nevoje për ne. – Ne duhet t’u ndihmojmë”, tha ndër të tjera sot, Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Bujar Nishani.

Përgaditi: D.Hebibi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu