Presidenti francez i jep një dru të mirë adoleshentit: Mos mu drejto mua me “Manu”, thuaj zotëri President (VIDEO)

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ishte duke takuar disa të rinj gjatë një përkujtimoreje në Paris kur një adoleshent i dha dorën dhe iu drejtua me familjaritet, çfarë Macron nuk i pëlqeu. Presidenti serioz iu kthye dhe e korrigjoi duke i dhënë një leksion të fortë, adoleshentit.

“Ç’kemi, Manu?”- i drejtua i riu i shpenguar.

“Jo, jo! Ti s’mund të më drejtohesh mua ashtu!” – ia ktheu Presidenti francez duke i tundur gishtin.

“Më fanil, më falni, zoti President!”

“Jo, unë s’jam shoku yt! Jo, jo! Ti ndodhesh këtu në një ceremoni zyrtare dhe duhet të sillesh ashtu siç duhet. Ti mund të sillesh si idiot, por sot është Marsejeza – Dita e Këngës së Partizanëve. Pra, ti duhet të më drejtohesh mua me “Zoti President i Republikës” apo “Zotëri”. Dakort?!

“Po. Më falni,” iu përgjigj adoleshenti.

Por Emannuel Macron vazhdoi me tutje:

“Në rregull pra, bëji gjërat sipas rradhës! Ditën kur ti do të duash të bësh revolucion, mëso më parë të marrësh një diplomë e të arrish të ushqehesh me forcat e tua. Dakort?! Dhe prej atij momenti, mund të fillosh t’i japësh leksion të tjerëve.OK?!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu