Presidenti Ivanov vizitë familjeve të viktimave dhe të lënduarve (FOTO)

Presidenti Gjorge Ivanov sot në Gostivar ka vizituar familjet Uzeiri, Trpevski dhe Ismaili, anëtarët e të cilit janë mes viktimave në aksidentit e djeshëm të autobusit që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë pranë fshatit Laskarcë.

Siç njoftoi zyra e tij, presidenti maqedonas ka shprehur ngushëllime deri tek familjarët dhe të afërmve e viktimave.

Më parë, në Komunën e Gostivarit, Ivanov gjithashtu mori pjesë në mbledhjen komemorative për nder të viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm

“Kjo është një ditë trishtuese për Maqedoninë, dhe për të gjithë ne. Ngjarje të tilla mos të na ndoshin kurrë më. Lavdi të përjetshme për viktimat”, tha presidenti gjatë fjalimit të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu