Presidenti Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë të kenë të drejta si serbet e Bosnjës

Në një intervistë për “Die Press” presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar referendumin e serbëve të Bosnjës dhe ka kërkuar rol më aktiv të BE-së në vendet e Ballkanit.

“Nuk ishte ide e qëlluar nga liderët e Republikës Serbe për të kryer një referendum të tillë.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë direkt dhe ashpër me këtë lidership.

Pasi nëse ata kanë të drejtë për referendume të tilla, atëherë shembullin e njëjtë do ndjekin edhe boshnjakët e sanxhakut dhe shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi ose serbët ne veri të Kosovës.

Kjo do ishte rrezik për shtetet multietnike. Tendenca për të krijuar shtete të pastra etnike çon vetëm në konflikte të reja,” tha Thaçi, duke kundërshtuar lidhjet e mundshme mes Bosnjës dhe Kosovës.

Lidhur me pyetjen se pse 88.000 ish serbë të Kosovës akoma jetojnë në Serbi, Thaçi u përgjigj:

“Kosova është atdheu i të gjithëve. Ne i mirëpresim përzemërsisht gjithë serbët që të kthehen dhe kjo mbrohet edhe me kushtetutën tonë.”

Presidenti ka treguar se bisedimet Beograd-Prishtinë, pavarësisht se duhet të ecin përpara, janë përkeqësuar pas arrestimit të shefit të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi.

“Gjithsesi ne nuk do ndjekim standartin e tyre dhe jemi të bindur se ai do lirohet shpejt,” tha ai.


1 Koment

  1. ooo bilbil po ti koke ma mut se musa xhaferi po ti koke ma mut se ali ameti po ju krejt muta koke bre na
    nen jau cifsha bre budall po di lidhje si paske me meneen a din shka fol bre lop bre mut njeri prezident ka ka kosova bre nanen ta cifsha bre lop po kur sdi se nuk vet o pa difshem po kusht ka bahen prizident ty qenef

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu