Prezantohet rubini më i madh në botë, ja sa arrin vlera e tij

Rubini, guri i çmuar më i madh në botë që pritet të dalë në ankand do të ofrohet nga Sotheby’s në Neë York në Qershor, tha shtëpia e ankandeve në një pamje paraprake në Hong Kong dhe vlerësohet të arrijë më shumë se 30 milionë dollarë, gjë që do ta bënte atë rubinin më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në një ankand.

Specialisti i bizhuterive në Sotheby’s, Hong Kong bëri me dije: “Guri i çmuar është nga Mozambiku, i cili është gjithashtu një nga origjinat e reja dhe më të njohura që shohim për rubinët, përveç pjesëve më tradicionale dhe klasike birmaneze peshon 55.22 karat e njohur si “Estrela de Fura”.

Rekordi aktual botëror për një rubin të shitur në ankand u vendos në Maj 2015 nga një gur burmez 25,59 karat i quajtur “Sunrise Ruby” që arriti në 30.3 milionë dollarë në Sotheby’s në Gjenevë.

Pasi të ekspozohet në Hong Kong, guri i çmuar do të shfaqet në Taipei, Kinë, Singapor, Gjenevë dhe Dubai, përpara se të dalë në ankand në New York më 8 Qershor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu