Prishet marrëdhënia mes Oliver Spasovskit dhe LSDM, ministri pritet të japë dorëheqjen, ja kush do ta zëvendësoj

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, pritet që të japë dorëheqjen. Sipas burimeve për news33.tv mësohet se vendin e tij pritet që ta zërë një nga deputetët e komunitetit boshnjak në Maqedoni.

Deputeti Zekir Ramcilovic është një nga emrat pretedentë për postin e ministrit të Brendshëm të Maqedonisë, ndonëse më herët lart e poshtë është përfolur se ai do të bëhet ambasadori i Maqedonisë në Malin e Zi.

Dorëheqja e Spasovskit do të vijë pas disa konflikteve brenda partisë së LSDM, të cilët kanë dashur më herët shkarkimin e ministrit.

Ndërkohë, ditën e sotme gjatë seancës plenare është vënë re mungesa e ministrit Oliver Spasovski, i cili ka vendosur që të mos ishte i pranishëm./News33.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu